Shtatë vdekje si pasojë e COVID-19 në Shqipëri
Publikuar:
(05.10.2021 19:21:15)

Shtatë persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19 në Shqipëri.
Që nga shpërthimi i pandemisë në shtetin shqiptar kanë ndërruar jetë 2 mijë e 725 qytetarë.
Ndërkaq, gjatë ditës së fundit – Ministria e Shëndetësisë ka regjistruar 617 infeksione nga 3 mijë e 507 testime.

Po ashtu janë shëruar edhe 869 qytetarë me çka numri i personave që janë shëruar deri më tash shkoi në 161 mijë 497
Raste aktive me COVID-19 janë 8 mijë e 396 . /Shqip.com