Shtatë raste të reja me COVID-19
Publikuar:
(21.11.2021 15:12:39)

Shtatë raste të reja me COVID-19 janë raportuar gjatë njëzetekatër orëve të fundit.
Fatmirësisht nuk është raportuar asnjë i vdekur.
Ndërkaq, 33 pacientë janë shëruar nga Coronavirusi.
Raste aktive me COVID-19 janë 326.
Ndërkohë, për shkak se të shtunën nuk kanë punuar qendrat e vaksinimit – s’ka raport për këtë proces.
Një ashtu, institucionet kanë bërë thirrje që të respektohen masat anti-COVID për shkak të variantit Delta Plus. /Shqip.com