Lajme

ShSKUK rikthen në punë CT-në e Spitalit të Vushtrrisë

Drejtori i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës - Valbon Krasniqi

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, ka vizituar të dielën Spitalet e Përgjithshme të Vushtrrisë dhe të Mitrovicës, njofton Shqip.com.

Krasniqi tha se aparati i CT-së, brenda dy a tre javësh pritet të rikthehet në funksion, i cili prej më shumë tre vjetësh është jashtë përdorimit.

Në njoftimin e SHSKUK-së thuhet se edhe në Spitalin e Mitrovicës së fundmi është instaluar rezervuari i oksigjenit, i cili siguron furnizim stabile dhe të qëndrueshëm duke rritur sigurinë si për stafin shëndetësor ashtu edhe për pacientët.

Në këtë takim, Krasniqi, bëri të ditur se Spitali i Përgjithshëm në Mitrovicë, po ashtu është pajisur me një aparat rëntgen të ri digjital e pritet të furnizohet edhe me një mamograf. /Shqip.com