Lajme

ShSKUK publikon raportin e pacientëve që po trajtohen nga COVID-19

Qendra Infektive në QKUK

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Spitalin e Prizrenit, Mitrovicës dhe të Vushtrrisë asnjë pacientë nuk është duke u trajtuar nga Coronavirusi.

Sipas raportit të ShSKUK-së, trajtim mjekësor nga COVID-19 po marrin 18 pacientë të konfirmuar me Covid-19 dhe 16 të tjerë të negativizuar, post-Covid-19.

Ilustrim

Me oksigjeno-terapi janë 21 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv po trajtojhen 3 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 19 pacientë

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 3 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 1 pacient

Spitali i Gjilanit, 6 pacientë

Spitali i Pejës, 2 pacientë

Spitali i Gjakovës, 2 pacientë

Spitali i Ferizajt, 2 pacientë