Lajme

SHSKUK publikon raportin e pacientëve që po trajtohen në QKUK dhe në Spitalet e Përgjithshme

55 pacientë janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës si edhe në Spitalet e Përgjithshme me COVID-19.

Në Klinika Infektive, janë të shtrirë 20 pacientë ndërsa Mjekim Intensiv me oksigjeno-terapi janë dy pacientë.

Sa i përket Klinikave, prin Klinika e Pediatrisë me 2 pacientë, pastaj ajo e Gjinekologjisë me 1 ndërsa në Klinikën e Neanologjisë po qëndron 1 foshnje.

Ndërsa sa i përket Spitaleteve të Përgjithshme prin Spitali i Gjakovës me 10 pacientë, pastaj ai Pejës me 9 pacientë, dhe Prizrenit e Gjilanit me nga 4 respektivisht 5 pacientë./Shqip.com