SHSKUK publikon raportin e pacientëve që po trajtohen në QKUK dhe në Spitalet e Përgjithshme

Pesë pacientë të konfirmuar me Coronaviruas po trajtohen në Spitalet e Përgjithshme dhe në Qendrën Klinik dhe Universitare të Kosovës.
Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se gjashtë pacientë janë të negativizuar post-COVID’19.
“Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme, Klinika Infektive, 6 pacientë, Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë, Klinika e Pediatrisë, 1 pacient, Spitali i Gjakovës, 1 pacient”, thuhet në njoftim.
SHSKUK-ja ndër të tjera ka njoftuar se me oksigjeno-terapi 5 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv janë të shtrirë 2 pacientë.

Brenda 24 orëve janë kryer 1.116 testime, ku nga ta 31 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 dhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Si dhe janë shëruar 22 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.491.
Në total numri i rasteve aktive është 675./Shqip.com