ShSKUK: Afër 600 pacientë po trajtohen për COVID-19

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës njoftoi të shtunën se 598 pacientë janë duke u trajtuar për COVID-19 në QKUK dhe spitale të përgjithshme.
Kjo shifër është më e ulët krahasuar me ditët e kaluara.
Sipas njoftimit, 479 pacientë janë me oksigjeno-terapi dhe 48 në kujdes intensiv.
Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19: Klinika Infektive, 85 pacientë, Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 48 pacientë, Klinika Infektive III ( Interno), 28 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 56 pacientë, Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 22 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë, 6 pacientë, Klinika e Pediatrisë, 1 pacient.
Numri i pacientëve sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit, 67 pacientë, Spitali i Gjakovës, 49 pacientë, Spitali i Pejës, 102 pacientë, Spitali i Gjilanit, 47 pacientë, Spitali i Vushtrrisë, 12 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 31 pacientë, Spitali i Ferizajt, 44 pacientë./SHQIP.com