Shqiptari me bindje radikale mbajti të mbyllur për 6 vite familjen e tij

52-vjeçari Xherxh Laçi i cilësuar si Policia e Shtetit të Shqipërisë si radikalist ka mbajtur për gjashtë vite të mbyllur gruan dhe dy fëmijët e tij të mitur.
Siç raporton abcneës.al, Laçi ka dëshmuar para Policisë së këtë e bënte që ata t’i ruante.
“Kam ndjekur parimet e mia fetare. Fëmijët dhe bashkëshorten nuk i kam lënë të dalin për t’i ruajtur nga e keqja. Nuk doja që ata të nisnin drogën apo të infektoheshin”, ka pohuar Laçi.
Laçi ka mohuar se ka dhunuar bashkëshorten e tij dhe dy fëmijët – përkundër deklaratës së tij, familja kanë dëshmuar para psikologëve se Laçi ushtronte dhunë sistematike mbi ta.
Familja e Laçit tashmë janë dërguar në qendër të rehabilitimit ndërsa, vet ai ndodhet në duart e organeve të rendit.
Laçi pritet të dalë të martën në Gjykatën e Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë.
Policia bëri me dije se 52-vjeçari ka qenë i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.
Gjatë kontrollit të banesës ditën e djeshme u gjetën dy mjete prerëse thika ndërsa gjatë kontrolleve të ambienteve përreth banesës, në oborr, u gjetën dhe sekuestruan 700 fishekë luftarak dhe krehra automatiku.
/Shqip.com