Sport Shqiptar

Shqiptari i parë që ka luajtur për Zvicrën, tregon momentin e veçantë

Milaim Rama është futbollisti i parë shqiptar që ka luajtur për Zvicrën. Në vitin 1993 ai u largua nga Kosova drejt Zvicrës si adoleshent. Babai i tij kishte disa vite që jetonte në Zvicër dhe më pas tërhoqi edhe familjen. Deri në atë kohë, Rama kishte luajtur vetëm “futbollin e rrugës”.

Hapat do të nisnin nga divizioni i pestë në Zvicër për të mbërritur te një ftesë e Kombëtares. Si për ironi e fatit, ndeshja e parë e Milaimit si lojtar i “helvetikëve” të ishte ndaj Shqipërisë në Gjenevë. “E kujtoj mirë atë ditë. Kisha emocione të jashtëzakonshme, sidomos kur këndohej himni kombëtar”, ka thënë Rama.

Pas tij, për Përfaqësuesen e Zvicrës kanë luajtur edhe disa shqiptarë, madje duke u shndërruar në lojtarët kryesorë, sidomos Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri e Valon Behramin.

/Shqip.com