Lajme

Shqiptarët bëhen sërish “çështje” në Parlamentin britanik

Ministri britanik i Emigracionit, Robert Jengrick, ka bërë një propozim për të gjithë azilkërkuesit në Mbretërinë e Bashkuar. Ai tha se qyteteve të vogla dhe fshatrave do u kërkohet të strehojnë më shumë qytetarë të cilët vijnë nga kanali i La Manshit me gomone, si një mënyrë për të adresuar numrin e lartë të emigrantëve të paligjshëm.

Këtë propozim, ministri e ngriti në Parlament pasi deputetët ngritën shqetësimin mbi procedurat kaotike të departamentit të tij.

Jonathan Gullis, deputet konservator tha se qytetarët që kërkojnë azil, po vendoseshin në zonën e tij elektorale.

Ministri ka thënë se qeveria “po përpiqej të siguronte kushte strehimi më të mira duke përfshirë akomodimin edhe në zonat rurale”.

“Historikisht, çështja u përqendrua në qytete. Tani po kërkojmë të prokurojmë akomodim më gjerësisht në qyteza më të vogla dhe në disa zona rurale”, ka thënë mes tjerash ministri i Emigracionit, Robert Jengrick.

/Shqip.com