“Shqiponjat”e nisin kampionatin me fitore

Në ndeshjen hapëse të Superligës së Kosovës në basketboll, Peja ka mposhtur Bashkimin me rezultat 86-51.
Në këtë ndeshje pejanët ishin dominus që nga fillimi e deri në fund(19:5, 20:15, 24:19, 23:12) dhe në fund arkëtuan pikë të plota, shkruan Shqip.com.
Basketbollisti më i dalluar në parket te “Shqiponjat” ishte Daniel Lakendreah me 14 pikë dhe 20 kërcime, kurse paraqitje të mirë pati edhe Dardan Berisha me 26 pikë e pesë kërcime.
Peja po konsiderohet si njëra nga skuadrat favorite për të dalë kampione këtë sezonë, ndërsa Prizreni 16 po shihet si një nga kundërshtarët më të fortë të saj.
Të gjitha rezultatet nga gjiroja e parë në Superligën e Kosovës në basketboll:
Drita – Sigal Prishtina 56:124
Trepça – Golden Eagle Ylli 72:69
Prizreni 16 – Rahoveci 106:96
Peja – Bashkimi 86:51/Shqip.com