Sport Shqiptar

Shqipëria publikon listën për ndeshjen ndaj Hungarisë dhe Polonisë

Publikohen formacioni zyrtar i Shqipërisë

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Edoardo Reja, ka publikuar listën me emrat e 25 lojtarëce që do të grumbullohen për dy ndeshjet e eliminatoreve të Botërorit “Katar 2022”, ndaj Hungarisë dhe Polonisë.

Në krahahsim me listën e ndeshjes së fundit, kjo listë e kuqezinjve ka pak ndryshime.

Risi është rikthimi i Ivan Balliut, i cili po kalon një formë të mirë me Rayo Vallecanonn në Spanjë.

Ndërkaq, rikthehen në dispozicion Ermir Lenjani, Kastriot Dermaku dhe Federic Veseli, të cilët munguan në ndeshjet e fundit për shkak të problemeve fizike.

Lista e Kombëtares Shqiptare në ndeshjet me Hungarinë dhe Poloninë

Do të mungojnë për shkak dëmtimi këtë herë mesfushorët Qazim Laçi dhe Armir Abrashi, i cili është dëmtuar pak ditë më parë dhe nuk do të ketë mundësi të japë kontributin e tij për kuqezinjtë.

Shqipëria renditet aktualisht e dyta në Grupin I me 12 pikë pas 6 ndeshjesh, ndërsa më 9 tetor do të sfidojë Hungarinë në transfertë.

Më 12 tetor në “Air Albania” kuqezinjtë do të presin Poloninë, aktualisht rivalin direkt për vendin e dytë. /Shqip.com