Sport Shqiptar

Shqipëria publikon formacionin zyrtar, Broja në stol

Publikohen formacioni zyrtar i Shqipërisë

Kombëtarja shqiptare ka publikuar formacionin zyrtar në takimin që nis nga ora 20-45 ndaj Polonisë.

Në këtë takim që është “jetë a vdekje”, Edoardo Reja ka vendosur të mos i ikë rreshtimit të zakonshmë me tre qendërmbrojtës, shkruan Shqip.com.

Përkundër fakit se Armando Broja shënoi gol kundër Hungarisë dhe i siguroi ekipit të tij pikët e plota, prapë se prapë gjendet në bankën rezervë.

Para tij, trajneri nga Italia ka vendosur të i besojë Odise Roshit.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Formacioni i Shqipërisë

Aktualisht, kuqezinjët gjenden në vendin e dytë në Grupin I ne 15 pikë, një më shumë se polakët që janë një pozitë më poshtë.

Kjo renditje do i siguronte, Shqipërisë fazën e “Play-offit”, ndërsa nëse Polonia pëson humbje, do të përshëndetet nga Kampionati Botëror “Katari 2022”.

Lidere e këtij grupi është Anglia, e cila ka 19 pikë.

Në këtë ndeshje, mungon Sokol Cikalleshi, i cili është infektuar me COVID-19./Shqip.com