Shqipëria ndeshet sot me Poloninë

Kualifikueset e Europianit “Gjermani 2024”, vazhdojnë, ku përveç Shqipëri-Poloni, luhen edhe 8 sfida të tjera interesante.
Në Grupin E ku ndodhet edhe Kombëtarja jonë, luhet Ishujt Faroe-Moldavi.
Dueli i parë mes këtyre dy skuadrave përfundoi në barazim 1-1, teksa moldavët shpresojnë se mund të shkruajnë historinë për t’u kualifikuar në finalet e një kampionati Europian pas përmbysjes që i bënë Polonisë.
Një tjetër duel interesant është ai mes Irlandës dhe Holandës në Grupin B, me “Tulipanët” që kërkojnë fitoren e radhës për t’u afruar akoma dhe më shumë me kualifikimin, teksa në këtë grup luhet edhe Greqi-Gjibraltar.
Ndeshjet e parapara për sot:
GRUPI B
Greqi – Gjibraltar 20:45
Irlandë – Holandë 20:45
GRUPI E
Ishujt Faroe – Moldavi 18:00
Shqipëri – Poloni 20:45
GRUPI G
Mali i Zi – Bullgari 18:00
Lituabi – Serbi 20:45
GRUPI H
Kazakistan – Irlandë e Veriut 15:00
Finland – Danimarkë 18:00
San Marino – Slloveni 20:45
/Shqip.com