Sport Shqiptar

Shqipëria humb shansin e “artë” ndaj Polonisë

Kombëtarja shqiptare është mposhtur në ndeshjen më të rëndësishme në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katari 2022”.

Edhe pse kuqezinjët nisën mirë takimin në pjesën e parë, ata u mposhtën me rezultat minimal 0-1, shkruan Shqip.com.

Pjesa e parë e shfaqi një ekip tejet të komponuar të Shqipërisë, me organizim të mirë në mesfushë dhe me një mbrojtje të “hekurt”.

Por, për të parë golin e parë në këtë takim u desh të pritej deri në minutën e 77-të.

Goli i shënuar nga Polonia

Ishte Karol Śëiderski që e dërgoi topin në rrjetë për të i dhuruar shokëve të skuadrës shumë gëzim në fytyrë.

Pas shënimit të këtij goli, tifozët shqiptar hodhën gjësënde në mesfushë dhe ndeshja u ndërpre për më shumë se dhjetë minuta.

Polonia, tashmë ngritet në vendin e dytë me 17 pikë, kurse Shqipëria bie një pozitë më poshtë dhe humb këtë shancë të “artë” për të siguruar “Play-offin” për në Botëror./Shqip.com

Image