Shqipëria e nderon ikonën e volejbollit shqiptar, i cili është përzgjedhës i Kosovës

Gjatë eventit të Ligës “Gjergj Kastrioti”, në ndeshjet e luajtura në Kosovë, është zhvilluar një ceremoni e veçantë.
Presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit (FSHV), Erlind Pëllumbi, shfrytëzoi ndeshjen mes Dritës dhe Skënderbeut për të nderuar volejbollistin me origjinë nga Korça, Donald Suxho.
Pëllumbi i dhuroi fanellën e kombëtares shqiptare të personalizuar me numrin 7 dhe emrin Suxho, fanellë që ai e ka veshur dikur.
Ikona e volejbollit, që arriti në majat e këtij sporti me kombëtaren amerikane, aktualisht ndodhet në Kosovë, ku po zhvillon një kurs dhe ndihmon kombëtaren U-17 për vajza.
Në vitet 1992-1994, ai luante për ekipin kombëtar shqiptar të volejbollit përkah Roland Tare, Artan Kamberi, Bledar Doçi, Judmir Komini, Naim Limanaj etj.
Suxho në karrierën e tij ishte pjesëmarrës në kampionatet botërore dhe Lojërat Olimpike, duke qenë edhe kapiten i Amerikës, duke e përfaqësuar emrin e volejbollit shqiptar në nivelet më të larta.
Ai ka vlerësuar nismën e Shqipërisë e Kosovës për të organizuar Ligën “Gjergj Kastrioti”.
/Shqip.com