Lajme

Shqipëria do të hapë ambasadën e saj në Ukrainë

Flamuri i Ukrainës

Në 30 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në mes dy vendeve, Shqipëria ka ahpur ambasadën e saj në Ukrainë.

Kjo është bërë e ditur nga ministrja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka.

“Kanë kaluar 30 vjet që nga Shqipëria dhe Ukraina vendosur marrëdhënie diplomatike si dy vende që dalin nga tirania në botën e lirë. Sot jemi krenarë që qëndrojmë përkrah Ukrainën si miq të vërtetë në anën e duhur të historisë. Të dyja i përkasin familjes së kombeve të lira dhe demokratike dhe të dyja kanë një të ardhme në familjen euro-atlantike. Me rastin e këtij 30-vjetori, jam i lumtur të njoftoj se Shqipëria do të përmirësojë praninë e saj diplomatike në Kiev duke hapur ambasadën e saj në Ukrainë”, shkroi Xhaçka.

Tutje, Xhaçka është shprehur e gatshme për të punuar me homologun e saj ukrainas.

/Shqip.com