Lajme

Shqipëria dhe Çekia ndajnë pikët në “Air Albania”. Fati i grupit vendoset të martën

Shqipëria barazoi pa gola në “Air Albania” ndaj Çekisë, në ndeshjen e vlefshme për raundin e pestë në Ligën e Kombeve.

Pavarësisht rasteve të shumta nga të dyja portat, asnjëra nga kombëtaret nuk ia doli t shënojë dot.

Vlen të përmendet se në pjesën e parë, kuqezinjtë ishin me fat, pasi u shpëtuan nga dy traversa.

Fraksioni i dytë foli më shumë për Shqipërinë, që ishte dominuese në fushë dhe më kërkuese.

Me këtë barazim, Shqipëria mban vendin e tretë në Grupin B1 me 7 pikë, ndërsa Çekia ruan vendin e parë me 8 pikë.

Ndeshja e radhës për Kombëtaren kuqezi, do të jetë ndaj Ukrainës 3 ditë më vonë.

/Shqip.com