Shqipëria anëtare e Këshillit të Sigurimit
Publikuar:
(04.01.2022 21:34:33)

Në fillim të këtij viti, Shqipëria e mori mandatin si anëtare në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Për këtë ka shkruar edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama – përmes një postimi në Facebook.
“Ceremonia e vendosjes së flamurit tonë në OKB. Shqipëria tani anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB, tryeza më e lartë vendimmarrëse e botës”, ka shkruar Rama.
Kështu, Shqipëria për herë të parë pas 66 viteve bëhet pjesë në tryezën më të lartë të paqes.
Këshilli përbëhet nga 15 anëtarë, ku SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Rusia dhe Kina janë 5 anëtare të përhershme kurse 10 vendet e tjera anëtare janë me një mandat dyvjeçar. /SHQIP.COM