Lajme

Shqipëri: Rritet me 7 % paga për të gjithë ushtarakët

Ushtria shqiptare
Ushtria shqiptare

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi, deklaroi sot se Këshilli i Ministrave miratoi rritjen e pagës për të gjithë ushtarakët.

Pas mbledhje së qeverisë, Peleshi në një prononcim për mediet në Shqipëri tha se, “me propozim të Kryeministrit, Këshilli i Ministrave ka miratuar rritjen e pagës prej 7 %, duke filluar nga sot, pra vendim që hynë menjëherë në fuqi nga data 1 mars për të gjithë ushtarakët. Nga ushtari bazë dhe deri te gradat më të larta”.

Rritja e pagave nuk është një fenomen spontan por tashmë është duke u bërë i përvitshëm. Është premtuar nga Kryeministri, pra çdo vit do të kemi rritje pagash deri sa ushtarakët tanë të trajtohen në mënyrë dinjitoze. Mund të them që dhe sot nivelet janë dinjitoze por ne duam të arrijmë mesataren e vendeve të hapësirës ku bëjmë pjesë dhe jemi aleatë në NATO”, tha ai.

Peleshi theksoi se niveli i pagave sot në krahasim me një vit më parë është 40 % më i lartë.

Niveli mesatar gjatë pagave me këtë vendim është 870 mijë lekë, sepse vitin e kaluar kemi bërë rritjen historike të pagave prej 30 %. Ky 7 % natyrisht aplikohet mbi atë 30 % dhe nëse krahasohet sot me një vit më parë, sot paga është 40 % më e lartë”, tha ai.

/Shqip.com