Shqipëri-Itali, publikohen formacionet zyrtare
Publikuar:
(16.11.2022 19:17:03)

Shqipëria përballet sot me Italinë në një miqësore, që do t’i shërbejë trajnerit Edi Reja apo pasardhësit të tij, për të kuptuar gjendjen e futbollistëve para eliminatoreve të Euro 2024 në raport me një kombëtare të madhe.
Italianët nuk janë pjesë e Botërorit, ndaj do të provojnë disa të rinj në ekip, shkruan Shqip.com.
Por ndërkohë, edhe në radhët e Shqipërisë ka ndryshime të mëdha si pasojë e mungesave.
Formacionet zyrtare
SHQIPËRI: Berisha, Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Mihaj, Lenjani, Brae, Abrashi, Bajrami, Broja, Uzuni.
ITALI: Meret; Scalvini, Bonucci, Bastoni; Di Lorenzo, Tonali, Verratti, Dimarco; Zaniolo, Raspadori, Grifo.
/Shqip.com