Sport Shqiptar

Shqipëri – Itali, barazohen shifrat në “Air Albania”

Shqipëria përballet sonte me Italinë në një ndeshje miqësore, e cila luhet në “Air Albania” të Tiranës, shkruan Shqip.com.

Barazon Italia në 1:1. Pas një rivënie anësore, mbrojtja kuqezi nuk është e pozicionuar mirë dhe Di Lorenco tund rrjetën duke barazuar shifrat.

Shqipëria ka kaluar në epërsi 1:0 me golin e realizuar me kokë nga mbrojtësi nga Kosova, Ardian Ismajli. Ai shënoi me kokë në minutën e 15-rë.

Italianët nuk janë pjesë e Botërorit, ndaj do të provojnë disa të rinj në ekip.

Por ndërkohë, edhe në radhët e Shqipërisë ka ndryshime të mëdha si pasojë e mungesave.

/Shqip.com