Shqipëri: Dy vdekje e 800 infeksione me COVID-19
Publikuar:
(24.08.2021 18:26:38)

Dy vdekje janë raportuar gjatë njëzetekatër orëve të fundit në Shqipëri.
Po ashtu u regjistruan edhe 800 infeksione të reja nga 5 mijë e 18 teste sa janë kryer.
Këto të dhëna i publikoi Ministria e Shëndetësisë, të martën.
Që nga fillimi i pandemisë në shtetin shqiptar janë regjistruar 140.521 raste me COVID-19 dhe janë shëruar 131 mijë e 608 qytetarë
Ndërkaq, 2 mijë e 480 qytetarë kanë ndërruar jetë.
Rastet aktive janë 6 mijë e 433. /Shqip.com.