Lajme

Shqipëri-Amerikë: Nga 1 prilli – vlefshmëria e vizave turstike dhe të punës do zgjatet nga tri në dhjetë vjet

Flamuri i Shqipërisë dhe Amerikës

Përderisa – Shqipëria feston 100 vjet marrëdhënie me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ambasadorja Yuri Kim ka dhënë një lajm tejet të rëndësishëm.

Përmes një video të postuar në Facebook, ajo ka bërë të ditur se vlefshmëria e vizave tursitke, apo biznesi do të zgjatet – nga tre në dhjetë vjet.

“Ndërsa fesojmë 100 vjet marrëdhënie midis Shtetve të Bashkuara dhe Shqipërisë, kma knqësinë të ndaj me ju këtë lajm të mrekullueshëm që besoj do të sjellë amerikanët dhe shqiptarë edhe më afër së bashku. Tashmë do ta bëjmë më të lehtë për shqiptarët të cilët duan të vizitojnë miqtë dhe familjen në Amerikë, të shohin vendet tona dhe të ndërtojnë marrëdhënie biznesi. Duke filluar nga 1 prilli vlefshmëria për vizë të re turistike, apo biznesi do të zgjatët nga tre në dhjetë vjet”, tha ajo.

Ambasadorja po ashtu shtoi se “kjo do të thotë se nëse jeni qytetar shqiptar që merr një vizë turistike dhe biznesi në 1 prill ose më pas, viza e juaj do jetë e vlefshme për dhjetë vjet dhe jo vetëm tre. Ky vendim pasqyron faktin që shqiptarët po ndjekin çdo herë e më shumë rregullat – kur vizitojnë Shtetet e Bashkuara.

Në bazë të këtij vendimi, tashmë shqiptarët që pajisen me vizë – nga 1 prilli – nuk do të kenë nevojë ta rinovojnë deri në vititn 2032. /Shqip.com