Sport Ndërkombëtar

Shpresat e Pogbas për të marr pjesë në Kampionatin Botëror rriten, pasi ai shmang operacionin

Paul Pogba nuk ka nevojë për operacion për dëmtimin e gjurit dhe mund të rikthehet të luajë për Juventusin brenda javësh.

Kishte frikë se mesfushori 29-vjeçar i Francës mund të humbiste Kupën e Botës këtë dimër nëse do t’i nënshtrohej një operacioni, shkruan BBC.

Sidoqoftë, kjo u përjashtua pasi Pogba – i cili ndihmoi vendin e tij të fitonte trofeun në 2018 – u takua me një specialist të martën.

Ai iu bashkua Juventusit këtë verë në një transferim të lirë pasi i skadoi kontrata me Manchester United.

Pogba pësoi dëmtim gjatë një seance stërvitore në turneun parasezonal të klubit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai u paraqit në ndeshjen e parë të Juves kundër skuadrës meksikane Chivas Guadalajara muajin e kaluar, por u ankua për “dhimbje në gjurin e djathtë” më pas.

Testet treguan një dëmtim të meniskut.

La Gazzetta dello Sport tha se Pogba tani do t’i nënshtrohet një regjimi trajtimi të bazuar në palestër dhe pishinë dhe ka të ngjarë të jetë jashtë për pesë javë..

Juventusi fillon fushatën e tyre në Serie A kundër Sassuolos në shtëpi të hënën, më 15 gusht./Shqip.com