Lajme

Shpëtohet një shtetas i huaj në Brezovicë

Ekipet e Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës në orët e vona të mbrëmjes së të shtunës, kanë arritur të shpëtojnë një shtetas të huaj që ishte bllokuar në bjeshkët e Brezovicës.

Personi në fjalë gjatë një aktiviteti bjeshkatar në zonën e qendrës skitare të Brezovicës (luginën e majës së Livadheve), në llogaritje jo të duhur të kohës dhe mungesë të pajisjeve adekuate, shkaku i errësirës, kishte humbur orientimin.

“Një ekip i ShKShMK i përbërë me anëtarë nga stacioni i Prizrenit dhe i Gjilanit, menjëhërë kanë identifikuar pozicionin e tij gjeografik dhe janë nisur për kërkimin e tij. Pas një kohe të shkurtë, është bërë lokalizimi i personit të humbur, i cili kishte mbetur i bllokuar në një greminë ndër majën e Livadheve. Fatmirësisht gjendja e tij shëndetësore ka qenë stabile, por në mungesë të veshmbathjes adekuate ka patur të ftohtë”, thuhet në njoftim.

Të humburit i është dhëna ndihma e parë duke e ngrohur dhe ushqyer, pastaj është evakuar deri te patrulla e policisë në qendrën skitare të Brezovicës.

/Shqip.com