Shpërthimi në Ujman, Zeqiri: Situata nën kontrollin e plotë të organeve të rendit
Publikuar:
(21.07.2024 22:02:40)

Kryetari i komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka reaguar pas shpërthimit te Liqeni i Ujmanit, ku u dëmtuan dy vetura, njëra me targa të Kosovës dhe tjetra me targa amerikane.
Zeqiri përmes një postimi në facebook, është shprehur se i dënon fuqishëm aktorët e këtij shpërthimi.
“I dënoj fuqishëm aktorët e shpërthimit që ndodhi sot rreth orës 14:30 min. Dhe si pasoj pati dëmtime të dy veturave të qytetarëve që po pushonin dhe freskoheshin në Liqenin e Ujmanit. Uroj që së shpejti të kapen aktorët e këtij shpërthimi dhe të sillen para organeve të drejtësisë. Gjithashtu besoj që nuk ka vend për panik përderisa gjendja është nën kontrollin e plotë të organeve të rendit të Policisë së Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.
/Shqip.com