Shpërthime të fuqishme në Kiev
Publikuar:
(31.12.2022 14:48:55)

Një seri shpërthimesh të fuqishme u dëgjuan sot në kryeqytetin ukrainas, Kiev.
“Qëndroni në strehimore!”, u shpreh në Telegram kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko.
Paralajmërimi erdhi menjëherë pasi sirenat e sulmit ajror u dëgjuan në të gjithë Ukrainën, shkruan BBC.
Sulmet ndodhën dy ditë pasi Rusia kreu një nga sulmet më të mëdha ajrore që nga fillimi i luftës.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, kishte paralajmëruar se Rusia mund të nisë më shumë sulme për t’i bërë ukrainasit “të festojnë Vitin e Ri në errësirë”.
/Shqip.com