Shpërthim në një lokal në Ferizaj
Publikuar:
(05.07.2021 10:10:43)

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën ka ndodhur një shpërthim në një lokal në Ferizaj, shkruan SHQIP.
Deri te shpërthimi ka ardhur si rezultat se pronari i lokalit ka hedhur cigare në shportën në të cilën ka qenë një bocë e ngjitësit special.
Sipas policisë nga incidenti nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale.
“Një mashkull kosovar ka raportuar se në lokalin e tij, derisa kishte hedhur në shportë në cigare, kishte shpërthyer një bocë e ngjitësit speciale dy komponentësh. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për lëndime në njerëz”, thuhet në raport të PK-së./SHQIP.com