Lajme Botë

Shpërthim jashtë aeroportit të Kabulit

Aeroporti i Kabulit.

Një shpërthim ka ndodhur jashtë aeroportit të Kabulit në Afganistan, transmeton Shqip.com.

Këtë e ka konfirmuar sekretari i shtypit të Pentagonit, John Kirby, i cili ka bërë të ditur se ende nuk dihet nëse ka pasoja në njerëz.

“Ne mund të konfirmojmë një shpërthim jashtë aeroportit të Kabulit. Për momentin nuk kemi informata rreth viktimave. Ne do të japim detaje shtesë kur të mundemi”, tha Kirby në “Twitter”.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme, ministri i Forcave të Armatosura të Britanisë së Madhe, James Heappey, kishte paralajmëruar se mund të ketë një sulm terrorist në kryeqytetin e Afganistanit./Shqip.com