Lajme

Shpërthim i madh në Ukrainë, këshilltari i Ministrit të Punëve të Jashtme publikon videon

Një shpërthim i madh ka ndodhur në Ukrainë. Këtë e ka bërë të ditur, Anton Gerashchenko, këshilltar i Ministrit të Punëve të Jashtme të Ukrainës.

Ai ka publikuar një video të një shpërthimi të madh në rrjetin social në Twitter.

Në mbishkrim të videos, ai është shprehur  se bëhet fjalë për një shpërthim në Nova Kahovka e “pushtuar përkohësisht” afër Khersonit.

“Shpërthime të mëngjesit në Nova Kakhovka të pushtuar përkohësisht, rajoni #Kherson . Raportohet se municionet po shpërthejnë – këtë mund ta shihni në sekondat e para të videos.”, ka shkruar Gerashchenko.

Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt./Shqip.com