Shpërthen tritoli në Vlorë, i vendoset lëndë plasëse portës së një banese
Publikuar:
(19.02.2024 12:26:34)
Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në Marikaj të Vorës, mëngjesin e sotëm (19 shkurt).
Raportohet se sasia e vogël e lëndës plasëse ishte vendosur në portën e avllisë së shtetasit me iniciale E. M..
Sipas uniformave blu, nga shpërthimi ka pasur dëme të vogla materiale.
“Më datë 19.02.2024, rreth orës 05:55, është marrë njoftim se në Marikaj, Vorë, në portën e avllisë së shtetasit E. M., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë ka dëme të vogla materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, njoftoi policia.
/Shqip.com