Shpërthen një granatë dore në Prishtinë, dëmtohen tri vetura

Sot në Prishtinë në lagjen “Dardania” ka shpërthyer një granatë dore dhe janë dëmtuar tri vetura.
Siç njofton Policia e Kosovës, ngjarja ka ndodhur saktësisht në rrugën “Dalmatet”.
Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Burovci.
“Rreth orës 06:30, është raportuar se në rrugën “Dalmatët” në Prishtinë një veturë është dëmtuar nga një mjet i dyshuar shpërthyes. Dyshohet që nga shpërthimi të jenë prekur edhe dy vetura të tjera të parkuara përreth”, tha Borovci.
Ai tha se dyshohet që ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 dhe më pas Policia ka dal menjëherë në vendin e ngjarjes.

Nga ky shpërthim, nuk ka persona të lënduar.
“Përveç dëmeve materiale të cilat dyshohet se kanë ardhur si pasojë e shpërthimit të një granate dore, nuk është raportuar për të lënduar”.
Borovci tha organet kompetente janë duke punuar në zbardhjen e plotë të rastit dhe rrethanave të cilat e karakterizojnë ngjarjën./Shqip.com