Shpërthen Edi i “Për’puthen” pasi u kritikua se parkoi veturën keq: E blej krejt parkingun

Edi ka bërë bujë të madhe për shkak se dy herë ka hyre dhe dalë nga emisioni ‘Për’puthen”.
Së fundi i është publikuar vetura e parkuar keq dhe më pas është publikuar në faqen “Vrojtuesit e lagjes-Prishtinë”, ku shihet vetura e tij të jetë parkuar në anën e kundërt.
Kjo gjë siç duket nuk është pritur shumë keq nga ai, pasi është shfaqur mjaftë i nervozuar.

Pas postimit, ka reguar ish konkurrenti ku është treguar i nervozuar.
“Kur nuk i kupton vijat e parkingut!”, ishte mbishkrimi i këtij postimi të cilit Edi iu përgjigj me një video.
“E kam parë një postim që e kanë bërë do njerëz në ‘Facebook’ se si e kam parkuar makinën time. Po çka ju duhet juve more vlla. I kam parkuar dy parkinge nëse du ua blej krejt parkingun more vlla. Çka keni, çfarë halli keni”, u shpreh ish konkurrenti.
Ndryshe, Edi është duke jetuar në mes të Zvicrës dhe Kosovës./SHQIP.com