Lajme

Shpend Ahmeti ironizon me rënien e Facebook-ut

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka ironizuar me rënien nga sistemi të Facebookut.

“Task list ne janar 2022: 1. Fshije facebookun 2…. 3….”, ka shkruar Ahmeti në Twitter.

Rrjeti social Facebook dhe aplikacionet e kompanisë përfshirë Instagram dhe WhatsApp aktualisht janë jashtë funksioni.

Në WhatsApp është i pamundur dërgimi i mesazheve ndërsa në Instagram përdoruesit raportojnë se nuk rifreskojnë dot as kohështrirjen.

Facebook kërkon falje

Facebook

Facebook ka kërkuar falje për rënie nga sistemi të këtij aplikacioni dhe rrjeteve tjera sociale Whatsapp dhe Instagram, transmeton Shqip.com.

Përmes një postimi në Twitter, Facebook u shpreh se janë duke punuar që gjërat të kthehen në normalitet sa më shpejt të jetë e mundur.

“Ne jemi të vetëdijshëm se disa njerëz kanë probleme me qasjen në aplikacionet dhe produktet tona. Ne po punojmë që gjërat të kthehen në normale sa më shpejt të jetë e mundur, dhe kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim”, thuhet në postim. /Shqip.com