Sport Shqiptar

Shpat Kasapi pjesë e Big Brother VIP edicionin e radhës?

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi, ka bërë të ditur se ka marrë ftesën që t’i bashkohet shtëpisë së Big Brother si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri.

Ai ishte i ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ku tha se nuk do t’i bashkohej kurrë formateve të tilla.

Këngëtari tha se i dukej humbje kohe dhe se nuk do të mund të qëndronte për disa muaj pa e parë djalin e tij.

Tutje, Shpati gjithashtu ka zbuluar se mund të jetë protagonist në një film në Turqi.

/Shqip.com