Rozë

Shpat Kasapi me partneren festuan përvjetorin e parë të fejesës

Shpat dhe Selvije Kasapi

Këngëtari, Shpat Kasapin dhe partneren e tij, Selvije kanë festuar sot një vjetorin e fejesës së tyre.

Në këtë ditë shumë të veçantë për dyshen padyshim nuk kanë munguar edhe dedikimet publike.

Shpati ka publikuar një foto pranë Selvijes në Instagram, krahas së cilës ka shkruar “Me dashurinë time. Gëzuar përvjetorin”.

Ndërsa, Selvija ka publikuar gjithashtu një foto, por me përshkrimin “Përvjetori i parë i fejesës”.

Kujtojmë që çifti pritet që shumë shpejt të bëhen prindër për herë të parë, pasi partnerja e këngëtarit është në pritje të ëmbël.

Dyshimet se Selvija është shtatzënë për herë të parë lindën në muajin maj të këtij viti, kur ajo u fotografua në një qendër gjinekologjike.

Selvija dhe Shpati e kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre më 9 qershor të këtij viti, në një ceremoni të fshehtë, ku të pranishëm kanë qenë vetëm familjarët e qiftit./SHQIP.com