Kulturë

Shpallet lista e qyteteve që shprehin interes për të pritur “Eurovison 2023”

Birmingham, Glasgow dhe Leeds janë ndër shtatë qytetet në listën e ngushtë për të pritur “Eurovision 2023” në vend të Ukrainës.

Ata do të konkurrojnë me Liverpool-in, Mançesterin, Newcastle-in dhe Sheffield-in në fazën tjetër të procesit të tenderit për të pritur Festivalin e 67-të të Këngës në Eurovizion.

Orkestra Kalush e Ukrainës triumfoi në konkursin e këtij viti në Torino, Itali, por Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU), i cili prodhon veprimtarinë vjetore, vendosi që ngjarja nuk mund të mbahet në vendin e shkatërruar nga lufta pas pushtimit të Rusisë.

Mbretërisë së Bashkuar iu dha shansi të presë Eurovizionin për herë të nëntë, më shumë se çdo vend tjetër, pasi Sam Ryder doli i dyti në garë.

20 qytete kishin shprehur interesim për të pritur, përpara se aplikantët të zvogëloheshin në një listë të ngushtë.

Pas shpalljes së listës së ngushtë të Eurovsionit, Kate Phillips, drejtoresha e BBC-së tha: “Dëshirojmë të falënderojmë të gjitha qytetet dhe rajonet që kanë dorëzuar ofertat për të pritur Konkursin e Këngës së Eurovisionit të vitit të ardhshëm. Ne kemi shtatë qytete fantastike që po kalojnë në raundin tjetër”.

“Urime Birmingham, Glasgow, Leeds, Liverpool, Manchester, Newcastle dhe Sheffield – është emocionuese të shohësh një gjerësi të tillë ofertash që kalojnë nga e gjithë Mbretëria e Bashkuar”, tha ajo.

Po ashtu ajo tha se janë të përkushtuar për të ofruar një Konkurs Kënge vërtet unik që feston Ukrainën e mrekullueshme, muzikën dhe krijimtarinë britanike në të gjithë diversitetin e saj.