Shota: Më kanë bërë më të famshme se Albin Kurtin

Aktorja Shota Baraliu, po vazhdon të komentojë edhe pas daljes nga Big Brother VIP Kosova.
Së fundmi, ajo ishte e fituar në “Big Talk Kosova”, për të diskutuar lidhur me qëndrimin e saj në shtëpi.
Shota ka thënë se është gëzuar pasi e kanë bërë më të famshme sesa kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
“E qetë kam qenë kur jam dal. Edhe jam gëzuar edhe jam hidhëruar. Jam gëzuar se më kanë bërë më të famshme se Albin Kurtin sepse njerëzit paguajnë mijëra euro për marketing. Mua më kanë bë gratis për një diçka që nuk ka qenë e rëndësishme. Është fatale kur flitet gjithçka për ty dhe ti nuk dëgjon e penalizohesh kur nuk e ki përballë atë person me iu përgjigj. S’kam ndryshuar për ato që i kam thënë”, ka thënë Shota.
Shota brenda shtëpisë kishte debat të fortë me Xhulin dhe Artën.
/Shqip.com