Lajme

Shoqërohen në polici dy shtetas të Serbisë, njëri nga ta kapet me ID të EUROPOL-it

Policia e Kosovës/Ilustrim

Dy shtetas të Serbisë janë shoqëruar të martën në stacionin policor në Prishtinë, shkruan SHQIP.

Sipas raportit të policisë, njërit nga ta ka pasur me vete një ID të policisë së EUROPOL-it, e cila është konfiskuar deri në verifikimin e vërtetësisë së saj.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Tringë Smajli”, ku i dyshuari i parë është arrestuar nën dyshimin e bazuar se i njëjti përmes rrjetit social ka nxitur përçarje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, nën dyshimin e bazuar se i njëjti përmes rrjetit social ka kryer veprën në fjalë. Ndërsa një dëshmitar mashkull shtetas i Serbisë është shoqëruar në stacionin policor dhe nga ai është sekuestruar një ID e policisë së EUROPOL-it, deri në verifikimin e vërtetësisë së saj. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport e PK-së./SHQIP.com