Lajme

Shoqata Sindikale e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së anulon protestën e paralajmëruar për nesër

Qendra Klinike Universitare e Kosovës

Shoqata Sindikale e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së ka njoftuar se protesta e paralajmëruar për nesër është anuluar.

Përmes një njoftimi për media nga kjo sindikatë thuhet se thirrja për protestë nuk do të ketë ndonjë efekt pozitiv përveç përfitimeve personale.

“Në anën tjetër njoftojmë edhe anëtarësinë dhe opinionin publik që shoqata sindikale nuk ka kapacitet juridik që të parashtroj kërkesa qeverive, pasi partner social e kanë punëdhënësin apo ndërmarrjen ku veprojnë shoqatat sindikale, andaj thirrja për protestë në këtë rast nuk do ketë ndonjë efekt pozitiv apo ndikim, përveç benefiteve personale dhe klanore”, thuhet në njoftimin e Shoqatës Sindikale të Punëtorve Shëndetësor të QKUK-së.

Kjo sindikatë ka njoftuar anëtarësinë e saj që ditën e nesërme do jetë ditë normale dhe e rregullt e punës.

Ndërsa, parashtrimin e kërkesave ndaj Qeverisë e cilësojnë që duhet të ju përket federatave

“Kompetencë e negocimit dhe marrëveshjeve në nivel vendi, qoftë edhe parashtrimi i kërkesave në nivele qeveritare dhe ato ministrore është e federative”.

Megjithatë kjo shoqatë sindikale potencon se është e rrugës të mënjanohen interesat personale në mënyrë që të bëhet stabilizimi dhe angazhimi i anëtarësisë rreth diskutimit publik për Ligjin e Pagave.