Lajme

Shoqata e Gastronomëve iu kërkon pjesëtarëve që të mos lejojnë njerëz të pavaksinuar nëpër lokale

Gastronomia

Shoqata e Gastronomeve të Kosovës ka kërkuar nga të gjithë gastronomët që të ndalojnë hyrjen nëpër lokale të çdo personi të pavaksinuar.

Kjo për të respektuar masat kundër COVID-19.

Kjo shoqatë shpesh është ankuar për masat e rrepta që zbatojnë, duke shtuar se “i kanë pozicionuar para falimentimit”.

“Pas protestës që mbajtëm dhe pas një sërë takimesh me akterë relevent në çështjen e menaxhimit të pandemisë COVID-19, si përgjegjësi e secilit nga ne dhe e jona ndaj sektorit të gastronomisë, edhe njëherë kërkojmë nga të gjithë gastronomët respektimin strikt dhe permanent të masave kundër Covid-19”.

“Ne si Shoqatë e Gastronomëve të Kosovës përfaqësojmë vetëm ato biznese të cilat respektojnë masat dhe vendimet e Qeverisë, por natyrisht përgjigjemi për të gjithë sektorin”.

“Duke e ditur rëndësinë e respektimit të masave së pari në mbrojtjen e shëndetit publik, është evidente që ajo luan një rol jashtëzakonisht të madh edhe në kujdesin ndaj shëndetit ekonomik”, thuhet ndër tjerash në njoftim. /SHQIP.COM