Video:Shkurtohet për 3 orë rruga drejt Sarandës
Publikuar:
(02.07.2022 12:05:06)

Rruga e re Kardhiq-Delvinë, e cila shkurton kohën e udhëtimit drejt Sarandës është hapur të shtunën.
Kështu ka bërë të ditur, Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Mirela Kumbaro përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.
“Udhëtimi nga Gjirokastra në Delvinë, e përtej në Sarandë me rrugën e re që nga sot do të jetë e hapur për gjithë qytetarët duke e sjellë bregun fare afër”, ka shkruar Kumbaro në rrjetet sociale”, ka shkruar Kumbaro në postimi ne saj.
Pjesë e kësaj rruge është edhe tuneli i Skërficës .Me një gjatësi prej 33 km, përfundimi i rrugës Kardhiq-Delvinë e shkurton me 3 orë kohën e udhëtimit nga Tirana në Sarandë, duke i dhënë një hov të mëtejshëm zhvillimit shumëdimensional të zonës dhe Shqipërisë./Shqip.com