Shkurte Gashi me dedikim të veçantë për ditëlindjen e djalit të saj

Këngëtarja e njohur, Shkurte Gashi, tashmë po shijon jetën e saj me familjen e vogël.
Gjatë ditës së sotme ajo ka bërë të ditur se djali i saj feston ditëlindjen, duke i kushtuar fjalët më të mira të mundshme.
Këtë gjë ajo e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Instagram, teksa ka shpërndarë një imazh edhe me bashkëshortin.
“Mali ynë sot feston ditëlindjen e pare. Dashuria jonë u kurorëzua me Malin e bukur! Ndjenja më e mirë që e përjetuam në jetë ishte data 21/12/2020, kjo datë që na dha epitetin prindër. Ardhja e Malit në jetë ishte emocion dhe gëzim për gjithë familjen tone”.
“Mal mrekullia jonë në një vjetorin tënd urojmë që jeta jote të jetë një përrallë e bukur, ne do të jemi gjithmonë përkrah teje, deri në frymën e fundit! Gëzuar shëndet e shumë fat për ty. Të duam shumë”, u shpreh artistja.
Ndërkaq, edhe urimi nga babai i vogëlushit, Albert Limanit nuk kishte munguar në rrjete sociale./SHQIP.com