Teknologji

Shkrepet fotografia me rezolucionin më të lartë ndonjëherë që tregon universin

Imazhi i parë me ngjyra të plota nga teleskopi hapësinor James Webb i NASA-s

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, të hënën publikoi foton debutuese nga teleskopi hapësinor James Webb i NASA-s – një imazh i një grumbulli galaktikash që zbulon pamjen më të detajuar të universit të parë ndonjëherë.

Observatori Webb me vlerë 9 miliardë dollarë, teleskopi më i madh dhe më i fuqishëm i shkencës hapësinore i lëshuar ndonjëherë, u projektua për të parë kozmosin, duke sjellë një epokë revolucionare të zbulimeve astronomike.

Imazhi i shfaqur nga Biden dhe shefi i NASA-s, Bill Nelson, tregoi grupin e galaktikave 4.6 miliardë vjeçare të quajtur SMACS 0723.

Sipas Nelson, një përbërje imazhesh me gjatësi vale të ndryshme të dritës, daton më shumë se 13 miliardë vjet.

Kjo e bën atë vetëm 800 milionë vjet më të ri se Big Bengu, pika teorike e ndezjes që vuri në lëvizje zgjerimin e universit të njohur rreth 13.8 miliardë vjet më parë.