Lajme

SHKK: Miratohet Projekti për ndërtimin e Institucionit për Trajtimin e Personave me Nevoja të Veçanta

Projekti i Institucionit për Trajtimin e Personave me Nevoja të Veçanta.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se më në fund po jetësohet Projekti për Trajtimin e Personave me Nevoja të Veçanta, përcjell Shqip.com.

Përmes njoftimit, SHKK ka bërë të ditur se si pjesë e reformave gjithëpërfshirëse për avancimin e trajtimit të personave të privuar nga liria, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu i ka dhënë mbështetje këtij Projekti.

Projekti i Institucionit për Trajtimin e Personave me Nevoja të Veçanta.

“Si pjesë e reformave gjithëpërfshirëse për avancimin e trajtimit të personave të privuar nga liria, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, së bashku me Ambasadën Amerikane, EULEX-in dhe Departamentin Shëndetësor të Burgjeve, i cili vepron në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë, i  kanë dhënë mbështetje të fuqishme Projektit për Trajtimin e Personave me Nevoja të Veçanta”, thuhet ndër tjerash në njoftim.

Tutje, SHKK njofton se ky Institucion do të jetë i vendosur në Qendrën Korrektuese të Dubravës dhe do të mbulojë shërbimet shëndetësore të personave të privuar nga liria, veçanërisht grupeve me nevoja të veçanta.

“Institucioni Shëndetësor për Trajtimin e Personave me Nevoja të Veçanta, do të jetë i vendosur në Qendrën Korrektuese të Dubravës dhe do të mbulojë shërbimet shëndetësore të personave të privuar nga liria, veçanërisht grupeve të ndjeshme me nevoja të veçanta, kgu pa rrezikuar sigurinë do të ofrohet kujdes shëndetësor adekuat profesional, ndërsa do të zvogëloi në masë të madhe transferet jashtë institucioneve korrektuese për këto nevoja”, thuhet tutje në njoftim.

SHKK njoftoi se do të ketë njësi që do të merren me trajtimin e personave me nevoja të veçanta, për personat e moshuar, për personat që kanë ç’rregullime mendore dhe për personat me sëmundje të varësisë.

“Njësia për trajtimin e personave me nevoja te veçanta: ku do te trajtohen të gjitha ata persona që kanë pengesa arkitektonike dhe të tjera shqisore, personat me proteza, karroca invalidore, pengesa në të parë dhe të dëgjuar, ata me paterica mbështetëse dhe të gjithë ata që kanë nevojë për mbështetje për funksione vitale;

Njësia geriatrike: personat e moshuar që kanë nevojë për mbështetje dhe kujdes të vazhdueshëm; Njësia për trajtim të shtuar mental: personat që kanë rrezik vetëvrasje dhe çrregullime akute, të përkohshme, mendore; Njësia për trajtimin e personave me sëmundje të varësisë: trajtimi i varësive, trajtimi zëvendësues terapia okupuese dhe rehabilitimi; Njësia për trajtimin e sëmundjeve kronike; trajtimi i personave me sëmundje kronike me kujdes permanent shëndetësor, të monitoruar”, thuhet në njoftim./SHQIP.com