Rozë

Shkëndije Mujaj publikon video nga namazi i teravive në New York

Shkëndije Mujaj ka vite që i është përkushtuar fesë islame.

Dikur njihej si femra më seksi në skenën shqiptare, ku nuk mungonin ekspozimet e ekzagjeruara të cilat e bënin personazh mjaft të komentuar.

E sot, Shkëndija komentohet për stilin e saj të ndryshëm të jetesës. Ajo tanimë është kthyer në një myslimane të devotshme.

Shkëndije Mujaj

Jo vetëm që bart mbulesën por ndjekë në përpikmëri udhëzimet e fesë islame, siç është edhe falja e namazit.

Duke qenë se jemi në muajin e shenjtë të Ramazanit dhe bëhet falja e teravive, kjo gjë është duke u bërë edhe në kryeqytetin e Amerikës.

E pikërisht atje faljen e teravive e ka bërë edhe Shkëndije Mujaj.

Këtë ajo e bëri të ditur meqë rast publikoi një video në profilin e saj në instagram./Shqip.com