Shkencëtarët krijojnë etilenin ekologjik
Shampo, antifriz, paketimet e ushqimit, elektronikë, tekstile dhe materiale ndërtimi, të gjitha këto përveçse i përdorim vazhdimisht lidhen edhe nga një përbërës të përbashkët: ato përmbajnë etilen, petrokimikën më të prodhuar dhe më të përdorur në botë, e cila përdoret për të ndihmuar në bërjen e produkteve të lehta, të qëndrueshme ose të papërshkueshme nga uji.
Por, prodhimi i etilenit konvencional çliron sasi të mëdha të gazrave serrë që kontribuojnë në krizën klimatike.
Etileni jo vetëm që përdor lëndë djegëse fosile, kryesisht gaz natyror, si lëndë e parë përbërëse, por gjithashtu përdor lëndët djegëse fosile si burim energjie për prodhimin e tij.
“Për çdo ton etilen, një deri në dy ton dioksid karboni emetohen përmes procesit konvencional të prodhimit”, thotë Dr Christine Gabardo, një ish-studente postdoktorale në Universitetin e Torontos, e cila është pioniere e një novacioni të madh që e bën etilenin pa lëndë djegëse fosile dhe është gati për ta rritur atë komercialisht.
Gabardo bashkëthemeloi CERT Systems Inc, një startup që po zhvillon teknologjinë më të fundit të nevojshme për të hequr lëndët djegëse fosile si lëndët e para përbërëse të etilenit, ashtu edhe nga proceset intensive të karbonit të kërkuara për prodhimin e tij.
“Prodhuesit globalë krijojnë rreth 200 milion ton etilen në vit dhe kjo pritet të rritet ndjeshëm gjatë dekadës së ardhshme, sepse etileni është një molekulë e rëndësishme e bllokut ndërtues që shkon në kaq shumë produkte”, thotë ajo.
Tani shefi i teknologjisë i CERT-it, Gabardo shpjegon se ekipi ka qenë në gjendje të krijojë etilen duke përdorur një proces të quajtur elektrolizë CO 2 që funksionon në temperaturat e ambientit dhe i vetmi input i energjisë është energjia elektrike e rinovueshme.
Bakri formon bazën e një katalizatori që ndan ujin dhe dioksidin e karbonit, dhe më pas i shndërron ato në hidrokarbure si etilen.
Nuk ka emetime të dëmshme dhe të gjitha nënproduktet kimike mund të përdoren nga procese të ndryshme industriale.
“E ardhmja është elektrike. Ne pritet të dyfishojmë kapacitetin tonë të energjisë elektrike të rinovueshme në këtë dekadë. Kjo do të na lejojë të transformojmë prodhimin kimik duke përdorur elektrolizën e CO 2 dhe të ndalojmë varësinë tonë nga karburantet fosile“, thotë Dr Alex Ip, i cili bashkëthemeloi CERT Systems me Gabardo.
/Shqip.com