Shkelën masat anti-COVID, gjoba nga 2 mijë euro për disa lokale në Prishtinë

Disa lokale në kryeqytet janë gjobitur deri në dy mijë euro nga Inspektorati i Agjencionit të Ushqimit dhe Veterinarisë dhe Policisë së Kosovës.
Në një prononcim për Shqip.com, udhëheqësi i Zyrës Regjionale të AUV-it, Jemin Gjuraj, ka bërë të ditur se disa nga lokalet e gjobitura janë mbyllur përkohësisht deri më datën 13 shtator.
“Po, kemi mbyllë shumë lokale. Gjobat janë deri në dy mijë euro, ndërsa janë të mbyllura deri më 13 shtator”, tha Gjuraj.
Ai bëri të ditur se gjatë gjithë mbrëmjes së bashku me Policinë e Kosovës kanë inspektuar lokalet më të frekuentuara nga qytetarët.
Ndryshe, të hënën kanë hyrë në fuqi masat e reja anti-COVID-19, në të cilat kufizohet lëvizja e qytetarëve nga ora 21:00 deri në 05:00, si dhe shkurtohet orari i gastronomisë deri në 21:30. /Shqip.com