Lajme

Shkarkohet rektori i Universitetit të Prizrenit

Ismet Temaj është shkarkuar nga pozita e rektorit në Universitetin e Prizrenit, ‘Uksin Hoti”.

Këshilli Drejtues, ka vendosur që ta shkarkojë atë në mbledhjen e mbajtur, të martën.

“Në mbledhjen e mbajtur më 6.7.2021, Këshilli Drejtues i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, me votim të fshehtë, me 5 vota pro, një kundër dhe një abstenim, shkarkoi nga detyra Rektorin e Universitetit Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj”, thuhet në njoftimin e Universitetit

Ky Universitet më 22 maj 2018 në rundin e dytë të votimeve kishte zgjedhur profesorin Ismet Temaj rektor të këtij Universiteti. /Shqip.com